Agjencia Kombëtare e Rinisë ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqërinë “Rezidenca Studentore Universitare”, duke shënuar një hap të ri dhe të rëndësishëm drejt fuqizimit të jetës studentore dhe rinore në vend. Kjo marrëveshje synon të krijojë një kornizë të qëndrueshme bashkëpunimi për zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, të fokusuara në përmirësimin e kushteve të […]
Forcohet Bashkëpunimi Institucional për Nxitjen e Sportit dhe Rinisë
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, zhvilloi një takim me Zv. Ministrin e Sporteve, z. Endrit Hoxha, me fokus ndërtimin dhe zbatimin e programeve të përbashkëta në fushën e sportit dhe rinisë. Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e aktiviteteve që promovojnë sportin, […]
AKR mbështet talentet e reja: Vizitë në Pallatin e Sportit Fier dhe takim me ekipet e volejbollit të vajzave
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë zhvilloi një vizitë në ambientet e Pallatit të Sportit Fier, ku u takua me ekipet e volejbollit të vajzave. Gjatë këtij takimi, ajo u bashkua me sportistet e reja dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të AKR-së për sportin dhe zhvillimin e talenteve të reja në Shqipëri. Në fjalën e […]
Inagurimi i Qendrës Rinore “SKYHIGH RINOR” në Fier
Bashkia Fier inauguroi Qendrën Rinore dhe përfundoi projektin “SKYHIGH RINOR” – Hapësira e Rinisë që Shkëlqen mbi Qytet, duke sjellë një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse për të rinjtë e qytetit dhe rajonit. Qendra multifunksionale e ngritur në ambientet e Bibliotekës “Dritëro Agolli”, ofron mundësi konkrete për zhvillimin e aftësive dhe talenteve të të rinjve duke […]
Project Advisory Board Meeting për iniciativën “Youth 4 Inclusion, Equality and Trust”
U zhvillua Project Advisory Board Meeting i iniciativës “Youth 4 Inclusion, Equality and Trust”, ku u diskutua progresi i aktiviteteve gjatë vitit 2025 dhe u përcaktuan prioritetet strategjike për vitin 2026. Gjatë takimit, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë rikonfirmoi angazhimin e AKR për mbështetjen e Agjendës Youth, Peace and Security (YPS), si dhe për […]
Ceremonia Përmbyllëse e Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Në kuadër të përmbylljes së thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, u zhvillua ceremonia tradicionale me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministrit Blendi Gonxhja dhe përfaqësuesve të Administratës Publike. Programi ka angazhuar ndër vite mbi 1,600 të rinj, duke nxitur ide që lëvizin përpara, energji që sjellin ndryshim dhe përvoja profesionale […]
Takimi i Parë i Këshillit Kombëtar të Rinisë
U mbajt takimi i parë i Këshillit Kombëtar të Rinisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të dialogut institucional dhe rritjes së përfshirjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse në Shqipëri. Ky takim shënon fillimin e një procesi bashkëpunues që synon adresimin e nevojave, ideve dhe vizionit të të rinjve, si dhe […]
Rezultatet e procesit të numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë
Në vijim të përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë, Agjencia Kombëtare e Rinisë publikon rezultatet zyrtare të numërimit të votave për kandidatët.Rezultatet paraqiten më poshtë, të strukturuara sipas kategorive përkatëse. Rezultatet për kandidatët, përfaqësues të organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë për anëtarë […]
Lançohen Manuali dhe Udhëzuesi për Ngritjen dhe Funksionimin e Këshillave Vendorë të Rinisë
Agjencia Kombëtare e Rinisë, në bashkëpunim me World Vision Albania, partner strategjik dhe afatgjatë, lançoi dy dokumente kyçe për forcimin e politikave rinore në Shqipëri: Manualin dhe Udhëzuesin për Ngritjen dhe Funksionimin e Këshillave Vendorë të Rinisë (KVR). Këto dokumente janë hartuar në përputhje me Strategjinë e Bashkimit Evropian për Rininë 2019–2027, reflektojnë ndryshimet më […]
Të rinjtë si agjentë të paqes dhe sigurisë në Shqipëri
Me kënaqësi morëm pjesë në konferencën “10 Vite Rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2250 – Perspektivat e reja të UNCSR 2250 në Shqipëri”, të organizuar nga WCDCA. Aktiviteti vuri në qendër rolin thelbësor të vajzave dhe djemve të rinj si agjentë të paqes, sigurisë dhe ndryshimit pozitiv në shoqëri. Konferenca u mbështet dhe […]