Agjencia Kombëtare e Rinisë mbështet të rinjtë dhe inovacionin: “Parku Inteligjent i Bletëve”

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Drejtoresha e AKR-së, znj. Sara Bodo, mirëpriti sot katër të rinj nga Gjimnazi “Zhani Ciko” i Patosit, të cilët prezantuan projektin inovativ “Parku Inteligjent i Bletëve”.

Një ide që bashkon shkencën, teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke përdorur bletët si sensorë biologjikë për monitorimin e mjedisit.

Projekti është vlerësuar me Çmimin e Parë në Festivalin Kombëtar të Shkencës, duke dëshmuar kreativitetin, potencialin dhe përkushtimin e të rinjve në fushën e inovacionit dhe shkencës.

Gjatë takimit, znj. Bodo vlerësoi kreativitetin dhe përkushtimin e të rinjve dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme.

Sepse e ardhmja nuk pritet, por ndërtohet me ide, guxim dhe inovacion!

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë