AKR dhe Posta Shqiptare formalizojnë bashkëpunimin për pagesat e praktikantëve të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Një tjetër hap i rëndësishëm për të rinjtë që zgjedhin të investojnë në eksperiencën dhe të ardhmen e tyre profesionale.

Agjencia Kombëtare e Rinisë ka formalizuar bashkëpunimin me Postën Shqiptare për ofrimin e shërbimit të pagesave të kompensimit financiar për praktikantët e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Marrëveshja synon të lehtësojë procesin e përfitimit të kompensimit financiar për praktikantët e programit, duke kontribuar në krijimin e një përvoje më të plotë dhe të mbështetur gjatë periudhës së praktikës.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës vijon të krijojë mundësi për të rinjtë për të fituar përvojë profesionale, për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të hedhur hapat e parë drejt integrimit në tregun e punës.

Ky bashkëpunim përfaqëson një tjetër angazhim në mbështetje të të rinjve dhe në funksion të krijimit të më shumë mundësive për zhvillimin e tyre profesional.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë