Shqipëria mirëpret Olimpiadën e 33-të Ballkanike të Informatikës

Shqipëria mirëpret Olimpiadën e 33-të Ballkanike të Informatikës (BOI 2026), një prej aktiviteteve më të rëndësishme rajonale në fushën e informatikës dhe teknologjisë, që mbledh së bashku të rinj dhe ekspertë nga vende të ndryshme.

Olimpiada organizohet nga qendra jofitimprurëse STEM Hub Albania, e cila synon të ndërtojë një infrastrukturë lidhëse ndërmjet komuniteteve në fushat e STEM, edukimit, sipërmarrjes dhe inovacionit në Shqipëri dhe rajon, si dhe të mbështesë zhvillimin e punës kërkimore në komunitetin STEM.

Përgjatë një jave, Shqipëria do të shërbejë si pikëtakim për të rinj dhe ekspertë nga 18 shtete, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ideve në fushën e teknologjisë dhe informatikës.

Nëpërmjet aktiviteteve të tilla, promovohen talentet e reja dhe krijohen mundësi për bashkëpunim, zhvillim profesional dhe shkëmbim ndërkombëtar në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë