Thirrja e Dytë për Projekt-Propozime (Organizatat Rinore dhe Organizatat për të Rinjtë)

AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË

AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË (AKR) SHPALL:

 THIRRJEN PUBLIKE NR.II PËR PROJEKT-PROPOZIME 

DREJTUAR:

ORGANIZATAVE RINORE DHE ORGANIZATAVE PËR TË RINJTË

A.  Projekt-Propozimet të cilat do të dorëzohen nga organizatat rinore dhe për të rinjtë duhet të kenë në fokus rininë referuar këtyre prioriteteve:

  • Nxitja e novacionit rinor dhe aftësive digjitale të shekullit të 21-të tek të rinjtë.
  • Mbështetja e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
  • Mbështetja e mirëqënies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

B.  Vlera e granteve që ndahen si pjesë e kësaj thirrje publike duhet të mos tejëkalojë vlerën maksimale si më poshtë:

  • shuma maksimale organizatat rinore:                  1.500.000 Lekë
  • shuma maksimale organizatat për të rinjtë:        3.500.000 Lekë

Aplikimet e plotësuara me të gjithë dokumentacionin, duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje fizike dhe në 1 (një) kopje elektronike (në USB) përmes postës zyrtare apo personalisht, të vendosura në një zarf të vulosur që i referohet thirrjes publike, gjatë ditëve të punës (prej të hënës deri të premten), gjatë orarit zyrtar, në adresën:

Agjencia Kombëtare e Rinisë,
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tiranë, Shqipëri

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 20.09.2022, ora 16:30.. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jenë shkruar emri i thirrjes publike për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe fjalët: “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”. Aplikimet e dërguara në mënyra tjera (p.sh. me faks apo e-mail) ose që janë dërguar në adresa të tjera dhe jashtë afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.

AKR do të regjistrojë çdo aplikim të marrë në dorëzim dhe do të lëshojë vërtetimin përkatës (datën dhe orën e pranimit të projekt-propozimit).

Klikoni për të shkarkuar dokumentat e konkurimit:

Shtojca 1 – Thirrja nr.2

Shtojca 6 – Udhëzuesi 

Shtojca 7

Shtojca 8

Shtojca 9

Shtojca 10

Shtojca 11

Shtojca 12

Shtojca 13

Shtojca A- Deklarata e Partneritetit

Shtojca B- Deklarata e shmangies së konfliktit të interesit

Shtojca C- Deklarata për përqindjen e anëtarëve të rinj

FAQ OJF 

Agjencia Kombëtare e Rinisë