Thirrje për Anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë

KRYEMINISTRIA

MINISTËR I SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT

 “Thirrje për Anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë”

Agjencia Kombëtare e Rinisë shpall thirrjen e dytë për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), si organ këshillimor, që funksionon pranë Ministrit përgjegjës për rininë.

Ftohen të gjithë kandidatët përfaqësues të organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë, si dhe përfaqësues të këshillave studentorë, të paraqesin kandidaturën e tyre për të qenë anëtarë të KKR-së.

Mirëpresim aplikimet tuaja deri në datë 28.07.2023, duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail: info@rinia.gov.al, me subjektin “Aplikim për anëtar të KKR”.

Informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin shoqërues

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë vijon:

Kandidati për anëtar i KKR-së, përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë dhënë kontribut/të ketë përvojë në fushën e rinisë të paktën 2 vitet e fundit, nëpërmjet projekteve me fokus rininë apo zhvillimit të nismave/aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore.

Kandidati për anëtar i KKR-së, jo përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përvojë pune në fushën e zhvillimit apo të zbatimit të aktiviteteve rinore, apo të ketë qënë pjesë e nismave ose aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe të dispozitave ligjore në fuqi.

Aplikanti për anëtar/e i KKR-së duhet të dorëzojë dokumentacionin si më poshtë:

Kandidati, përfaqësues i organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Fotokopje të dokumentit që provon lidhjen formale me organizatën;
  • Letër motivimi;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Letër motivimi;
  • Dokumentin që provon anëtarësinë në këshill studentor;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

Vetëdeklarim i Konfliktit të Interesit 

Votimi për Organizatat Rinore/për të Rinjtë

Votimi për Studentët

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë