Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) shpall zyrtarisht hapjen e Thirrjes Publike për Projekt-Propozime në kuadër të Skemës së Granteve EU4Youth, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian që synon të fuqizojë të rinjtë në Shqipëri përmes mbështetjes së organizatave rinore, organizatave për të rinjtë dhe organizatave sportive.
Thirrja synon të mbështesë projekte që kontribuojnë në:
- Rritjen e pjesëmarrjes qytetare të të rinjve, vullnetarizmin dhe fuqizimin e tyre;
- Promovimin e sportit gjithëpërfshirës, mirëqenies dhe kohezionit social;
- Përfshirjen e grupeve vulnerabël, barazinë gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta për të rinjtë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Në kuadër të kësaj thirrje janë vënë në dispozicion:
- 1,000,000 EUR për projektet që adresojnë pjesëmarrjen qytetare, vullnetarizmin dhe fuqizimin e të rinjve;
- 414,000 EUR për projektet që promovojnë sportin gjithëpërfshirës, mirëqenien dhe kohezionin social.
AKR fton të gjitha organizatat e interesuara të konsultojnë dokumentacionin e plotë të thirrjes dhe të përgatisin aplikimet e tyre në përputhje me kriteret dhe prioritetet e përcaktuara në udhëzues.
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje fizike dhe 1 (një) kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte) gjatë orarit zyrtar, në adresën në vijim:
Agjencia Kombëtare e Rinisë,
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tiranë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 27.07.2026, ora 16:30. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jenë shkruar emri i thirrjes publike për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e subjektit aplikues, titulli i plotë i projektit dhe mbishkrimi: “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”, si dhe të saktësohet në zarf objektivi specifik për të cilin po aplikoni. Aplikimet e dërguara në mënyra tjera (p.sh. me faks apo e-mail) ose që janë dërguar në adresa të tjera nuk do të merren parasysh.
AKR do të regjistrojë çdo aplikim të marrë në dorëzim dhe do të lëshojë vërtetimin përkatës (datën dhe orën e pranimit të projekt-propozimit).
Shtojca 4 – Plani i aktiviteteve dhe dukshmërisë
Shtojca 5 – Formulari i identifikimit administrativ
Shtojca 6 – Formulari i identifikimit financiar
Shtojca 7 – Lista e kontrollit
Shtojca A – Deklarata e partneritetit
Shtojca B – Deklarata për shmangien e konfliktit të interesit
Shtojca C – Deklarata për përqindjen e anëtarëve të rinj (vetëm për organizatat rinore)
Shtojcat e kontrates: