Thirrja e Parë Projekt-Propozime Rinore (Organizatat Rinore dhe për të Rinjtë)

 

MINISTRIA E ARSIMIT SPORTIT DHE RINISË

AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË

Agjencia Kombëtare e Rinisë shpall sot më dt. 28 Qershor 2021, ora 08:30, thirrjen e parë për financimin e projekteve që do të propozohen  nga Organizatat Rinore dhe/ose për të Rinjtë me impakt te të rinjtë.

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) inkurajon të gjitha Organizatat Rinore dhe/ose për të Rinjtë të regjistruara zyrtarisht në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të Republikës së Shqipërisë të paraqesin projekt-propozimet e tyre me fokus rininë referuar këtyre prioriteteve:

  • Inovacioni dhe Sipërmarrja
  • Vendimarrja dhe gjithpërfshirja:
  • Edukimi jo-formal
  • Përfshirja Sociale

Afati i fundit për paraqitjen e projektpropozimeve do të jetë dita e Enjte, datë 12.08.2021 ora 16:30

Çdo aplikim i dorëzuar pas këtij afati do të konsiderohet i pavlefshëm.

Në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19, aplikantët janë të lutur që projektpropozimet të mos i dorëzojnë fizikisht pranë zyrave të AKR-së, por në dy variantet e mëposhtme:

a) nëpërmjet shërbimit postar publik apo privat në adresën: “Agjencia Kombëtare e Rinisë, Rruga Naim Frashëri, nr. 37, Tiranë, Shqipëri”

*Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jetë shkruar thirrja publike për projekt-propozime për të cilën bëhet aplikimi, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe fjalët: ”Zarfi të mos hapet përpara hapjes zyrtare”.

b) gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin e përcaktuar në adresën tonë elektronike: info@rinia.gov.al

*Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar.

Të gjithë aplikantët e interesuar, për çdo paqartësi mund të drejtojnë pyetje në adresën tonë zyrtare info@rinia.gov.al. Përgjigjet e pyetjeve të adresuara në këtë adresë do të merren brenda 7 ditëve pune nga data e regjistrimit të pyetjes.

Klikoni për të shkarkuar dokumentat e konkurimit:

Shtojca 6 – Udhëzuesi

Shtojca 7 – Formulari i Aplikimit

Shtojca 8 – Formulari i Buxhetit

Shtojca 9 – Plani i Aktiviteteve

Shtojca 10 – Menaxhimi Financiar

Shtojca 11 – Raporti Përshkrues

Shtojca A – Deklaratë Partneriteti

Shtojca B – Deklarata për Shmangien e Konfliktit të Interesit

Kriteret-e-Vlerësimit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë