Blog - Posts List

Projekti “Të Gjithë në Borë” nga Federata Shqiptare e Skive me mbështetje nga Agjencia Kombëtare e Rinisë

Në Dardhë u finalizua me sukses projekti “Të gjithë në Borë” falë të cilit 100 të rinj ski-dashës nga Puka, Kukësi, Tirana, Gramshi, Durrësi dhe Korça, përgjatë një viti jo vetëm kanë përvetësuar këtë sport dimëror dhe kanë mësuar teknikat më të mira nga trajnerë profesionistë, por edhe kanë krijuar shoqëri të reja. Ky projekt […]

Takim me Këshillin Vendor Rinor në qytetin e Korçës

Një bisedë fundjave me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, Drejtorin e AKR-së, Z. Geron Ibrahimi, Këshillin Vendor Rinor Korçë dhe të rinjtë ekselentë duke diskutuar mbi kërkesat e tyre dhe mundësive më të mira përmes punëve dhe projekteve për fuqizimin e rinisë. Përtej mbështetjes që Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029 […]

Takim me Këshillin Vendor Rinor në qytetin e Prrenjasit

Në një takim me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor Prrenjas, Ministrin e Shtetit për Rininë Znj. Bora Muzhaqi, Drejtorin e AKR-së Z. Geron Ibrahimi, Kryetarin e Bashkisë Nuri Belba, Kryetarin e Këshillit Bashkiak, dhe ekipin përgjegjës për politikat rinore në bashki u diskutuarn çështjet dhe sfidat e ndryshme të të rinjve të këtij qyteti […]

Sesioni i parë Informues – Thirrja Publike IV për Organizatat Rinore dhe/ose për të rinjtë

Sesion informues online mbi proçedurat e aplikimit për Thirrjen e Katërt për Projekt-Propozime të Organizatave Rinore dhe/ose për të Rinjtë. Në sesionin e parë më datë 30.04.2024,  në orën 11:00 – 13:00, mund të bëheni pjesë duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://meet.google.com/tpp-zfry-tde

Projekti “Çelësi i Harmonisë”- “Forumi për të Drejtat e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara” në Qendrën Multifunksionale Cërrik me mbështetje nga AKR

Në kuadër të projektit “Çelësi i Harmonisë” – Promovimi i Mirëqenies Sociale dhe Shëndetit Mendor të Qëndrueshëm tek të Rinjtë, u zhvillua “Forumi për të Drejtat e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara” në Qendrën Multifunksionale Cërrik. Në këtë panel ishin të ftuar Z. Andi Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik, Z. Geron Ibrahimi, Drejtor i […]

Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit në qytetin e Beratit

Me anë të Panairit të 10-të të Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit në qytetin e Beratit, dedikuar plotësisht të rinjve dhe informimit të tyre, sollëm pranë të rinjve mundësi lokale dhe kombëtare, të orientuara drejt teknologjisë, turizmit lokal dhe shkollave profesionale si prioritete të qeverisë. Të pranishëm ishin edhe universitetet, sektori financiar e bizneset për të […]

Projekti “7×7 Parandalimi i dhunës dhe i krimit te të rinjtë” nga Qendra për Formim dhe Zhvillim, me mbështetje nga AKR

Projekti “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit te të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh” u finalizua me të rinjtë e shkollave në qytetin e Sarandës, ku 51 të rinj Sarandiotë u trajnuan nga ekspertë të ligjit dhe punonjës social rreth Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur me qëllim parandalimin […]

Takim mes Jon Kola, Delegatit Rinor dhe Geron Ibrahimit, Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Delegati Rinor Jon Kola na solli përvojën e tij frymëzuese, prej Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës një eksperiencë që synon nxitjen e debatit nga perspektiva e të rinjve. Në këtë takim Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë Z. Geron Ibrahimi theksoi rëndësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në arena ndërkombëtare ku […]

Ekspozita “Berati në shek. XVIII-XX: Zhvillimi ekonomik dhe tregtar, koleksione të kartëmonedhave lokale të qytetit, objekte me rëndësi historike të Beratit të pasqyruara në monedhën kombëtare”, në Muzeun “Onufri” në Berat

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi së bashku me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Geron Ibrahimi, prefekten e qarkut, Znj. Valbona Zylyftari, deputeten, Znj. Hatixhe Konomi, kolegët e Bankës së Shqipërisë Z. Altin Tanku, Znj. Besa Prela, dhe Z. Gerond Ziu, dhe drejtorin e Qendrës Muzeore Berat Z. Miklor […]

Takim mes të riut aktivist Jonas Kepi dhe Drejtorit të AKR Geron Ibrahimi

Me Jonasin, të riun aktivist i cili ka përvoja të shumta në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë takim vëmendje të veçantë mori nisma SAS që Jonas së bashku me tre të rinj kanë themeluar. Special Achievement Services numëron rreth 4000 të rinj me qëllim kryesor njoftimin e të rinjve për mundësi punësimi, trajnimesh dhe […]

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë