Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), në cilësinë e partnerit në projektin VOICE 2 YOUTH ALBANIA – Vocational Training Opportunities to Increase Competences and Employment among Youth in Albania, shpall thirrjet për pozicionet:
- Menaxher Projekti
- Ekspert/e Komunikimi
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në dhe një letër motivimi duke detajuar përvojën e tyre relevante deri më datë 20.02.2026 në adresën e e-mailit: info@rinia.gov.al.
Në linqet e mëposhtme do të gjeni Termat e Referencës:
Kliko këtu për Termat e Referencës – Menaxher i Projektit
Kliko këtu për Termat e Referencës – Ekspert/e Komunikimi
Përmbledhje e projektit
Projekti VOICE 2 YOUTH ALBANIA financohet nga AICS – Italian Agency for Development Cooperation dhe synon reduktimin e papunësisë së të rinjve përmes fuqizimit profesional dhe rritjes së mundësive për punësim dhe vetëpunësim.
Projekti përqendrohet në forcimin e qendrave të formimit profesional, zhvillimin e aftësive të kërkuara nga tregu i punës dhe ndërtimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe diasporës shqiptare. Aktivitetet zbatohen në Tiranë dhe Vlorë dhe përfshijnë trajnime profesionale, mbështetje për startup-e, orientim në karrierë dhe krijimin e rrjeteve bashkëpunimi për integrimin socio-ekonomik të të rinjve.
Projekti synon të krijojë një model të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërinstitucional për rritjen e punësimit të të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar.