MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË
Agjencia Kombëtare e Rinisë shpall sot më dt. 28 Qershor 2021, ora 08:30, thirrjen e parë për financimin e projekteve që do të propozohen nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore me impakt te të rinjtë.
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) inkurajon të gjitha Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore të paraqesin projektpropozimet që kanë në fokus ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve publike dhe të infrastrukturës rinore.
Afati i fundit për paraqitjen e projektpropozimeve do të jetë dita e Enjte, datë 12.08.2021, ora 16:30.
Çdo aplikim i dorëzuar pas këtij afati do të konsiderohet i pavlefshëm.
Në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19, aplikantët janë të lutur që projektpropozimet të mos i dorëzojnë fizikisht pranë zyrave të AKR-së, por në dy variantet e mëposhtme:
a) nëpërmjet shërbimit postar publik apo privat në adresën: “Agjencia Kombëtare e Rinisë, Rruga Naim Frashëri, nr. 37, Tiranë, Shqipëri”
*Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jetë shkruar thirrja publike për projekt-propozime për të cilën bëhet aplikimi, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe fjalët: ”Zarfi të mos hapet përpara hapjes zyrtare”.
b) gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin e përcaktuar në adresën tonë elektronike: info@rinia.gov.al
*Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar.
Të gjithë aplikantët e interesuar, për çdo paqartësi mund të drejtojnë pyetje në adresën tonë zyrtare info@rinia.gov.al. Përgjigjet e pyetjeve të adresuara në këtë adresë do të merren brenda 7 ditëve pune nga data e regjistrimit të pyetjes.
Klikoni për të shkarkuar dokumentat e konkurimit:
Shtojca 7 – Formulari Aplikimit