Thirrja e Parë Projekt-Propozime Rinore (Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore)

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË

Agjencia Kombëtare e Rinisë shpall sot më dt. 28  Qershor 2021, ora 08:30, thirrjen e parë për financimin e projekteve që do të propozohen  nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore me impakt te të rinjtë.

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) inkurajon të gjitha Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore të paraqesin projektpropozimet që kanë në fokus ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve publike dhe të infrastrukturës rinore.

Afati i fundit për paraqitjen e projektpropozimeve do të jetë dita e Enjte, datë 12.08.2021, ora 16:30.

Çdo aplikim i dorëzuar pas këtij afati do të konsiderohet i pavlefshëm.

Në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19, aplikantët janë të lutur që projektpropozimet të mos i dorëzojnë fizikisht pranë zyrave të AKR-së, por në dy variantet e mëposhtme:

a) nëpërmjet shërbimit postar publik apo privat në adresën: “Agjencia Kombëtare e Rinisë, Rruga Naim Frashëri, nr. 37, Tiranë, Shqipëri”

*Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jetë shkruar thirrja publike për projekt-propozime për të cilën bëhet aplikimi, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe fjalët: ”Zarfi të mos hapet përpara hapjes zyrtare”.

b) gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin e përcaktuar në adresën tonë elektronike: info@rinia.gov.al

*Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar.

Të gjithë aplikantët e interesuar, për çdo paqartësi mund të drejtojnë pyetje në adresën tonë zyrtare info@rinia.gov.al. Përgjigjet e pyetjeve të adresuara në këtë adresë do të merren brenda 7 ditëve pune nga data e regjistrimit të pyetjes.

Klikoni për të shkarkuar dokumentat e konkurimit:

Clause 6 - Guide

Shtojca 7 – Formulari Aplikimit

Kriteret e Vlerësimit.

 

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency