I Riu i Muajit Maj 2024
Edmirjano Preçi

Edmirjano Preçi, një zhvillues softwaresh me diplomë Master i Shkencave në Teknologji Informacioni nga Universiteti i Tiranës, po revolucionarizon mënyrën e përjetimit të plazhit në Shqipëri.
Së bashku me një ekip profesionistësh, ai ka krijuar aplikacionin Suneasy, i cili lejon përdoruesit të rezervojnë online çadrën e tyre, duke shmangur stresin dhe pakënaqësitë që lidhen me këtë proces.

Ky aplikacion jo vetëm që ndihmon bizneset të menaxhojnë më mirë burimet e tyre, por gjithashtu synon të formalizojë sektorin turistik.

Moto: “E nesërmja i përket atyre që po e ndërtojnë sot.”

 

I Riu i Muajit Maj 2024
Alis Kallaçi

Alis Kallaçi nga Shkodra vazhdon studimet për Pedagogji Mësimore. Ai rrëmbeu zemrat e publikut javë pas jave me zërin e tij brilant.

21 vjeçari është padyshim një nga talentet më të spikatur në” X Factor Albania 5”, ku dhe rrëmbeu çmimin e parë.

Alis është në pritje të këngës së tij të parë dhe po përgatitet të shkëlqejë edhe më shumë në skenën muzikore shqiptare.

Moto: “Mos u tremb nga sfidat, por përballo rrezikun me guxim dhe zgjuarsi për të arritur suksesin.”

 

I Riu i Muajit Maj 2024
Iris Sula

Iris Sula studion për flaut në shkollën Artistike “Onufri” në qytetin e Elbasanit, por suksesin më të madh e ka si këngëtare ku dallohet për vokalin e saj brilant.

Irisi është vlerësuar me dhjetra çmime të para kur ishte vetëm 12 vjeç, ku ndër to mund të përmendim: “E Ardhmja e Qytetit”dhe “Përfaqësuese e Muzikës”, kur Tirana ishte Kryeqyteti i Rinisë.

Së fundmi ajo ka rrëmbyer çmimin e parë si fituese e konkursit televiziv “Mam po ti? 2”

Moto: “Talenti përkthehet në sukses vetëm me shumë punë, përkushtim, pasion dhe ambicie!”

 

I Riu i Muajit Maj 2024
Lorela Sinani

Lorela Sinani është aktiviste e qytetit të Shkodrës dhe gjimnaziste ekselente me një pasion të madh në letërsi.

Ajo është një interpretuese dhe një shkrimtare e re që premton për brezat e rinj dhe është fituese e çmimit të parë për “Nxitjen e talenteve të reja në letërsi” për vitin 2022.

Gjithashtu një talent tjetër i saj është dhe piktura dhe prej 8 vitesh pikturon profesionalisht.

Moto: “Puno fort në heshtje, lëre suksesin të bejë zhurmë.”

I Riu i Muajit Maj 2024
Edmirjano Preçi

Elia Lika është nxënëse e shkëlqyer e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër. Ajo është modeli i një vajze të angazhuar në sport, aktivitete e programe sociale që dëshmon se me pasion mund të arrish të jesh i suksesshëm.

Si notare e ekipit të Vllaznisë dhe pjesë e Kombëtares së Notit ajo është fituese e shumë medaljeve në Kampionatet Kombëtare dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Notit për të rinj.

Gjithashtu është fituese e shumë kompeticioneve si: fushata kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më kujton” dhe “Kampit të Financës”. Është finaliste e programit të Exchange “Yes” nga American Councils for International Education, si dhe pjesë e grupit “Çatibërësit” në Upshift 4 me projektin “Çatitë e gjelbra”.

Moto: “Nëse e ëndërron, mund të arrish!”

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency