Momente nga Konferenca Hapëse Kombëtare & Sesioni Informues për Thirrjen e Skemës së Granteve EU4Youth

Momente nga Konferenca Hapëse Kombëtare & Sesioni Informues për Thirrjen e Skemës së Granteve EU4Youth, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë në kuadër të Programit IPA EU4Youth 2022.

Aktiviteti shënoi nisjen zyrtare të procesit të aplikimit për skemën e granteve, duke mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve publike, organizata rinore, organizata për të rinjtë, organizata sportive dhe partnerë të zhvillimit.

Konferenca u hap me fjalët përshëndetëse të:
🔹 Znj. Sara Bodo, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë;
🔹 Znj. Veronika Korkaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë (CFCU);
🔹 Znj. Eridana Çano, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC);
🔹 Z. Miha Pezelj, Përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Gjatë sesionit informues, përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Rinisë prezantuan objektivat e skemës së granteve, procedurat administrative dhe financiare, si dhe kriteret e aplikimit, duke ofruar informacion të detajuar dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.

Skema e Granteve EU4Youth synon të mbështesë iniciativa që fuqizojnë të rinjtë, rrisin pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën shoqërore dhe kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve në të gjithë vendin.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë