Komisioni i Certifikimit për përzgjedhjen e përfaqësuesve rinorë në bordin drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) shpall kandidatët e kualifikuar në fazën e votimit nga organizatat jo fitimprurëse rinore/ për të rinjtë.
Kandidatët e kualifikuar janë:
Borjana Dine;
Cristiana Njehrrena;
Klajdi Kaziu;
Klajdi Priska;
Marinela Rukia.
Ftohen organizatat jo fitimprurëse rinore/ për të rinjtë të shprehin mbështetjen e tyre nëpërmjet dërgimit të emrit të kandidatit/es që mbështesin, duke ngarkuar fillimisht dokumentacionin e kërkuar për organizatën në adresën e-mail info@rinia.gov.al.
Kriteret që duhet të plotësojnë organizatat jo fitimprurëse për pjesmarrje në procesin e votimit të kandidatëve, janë si vijon:
- Të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin shqiptar për organizatat jo fitimprurëse;
- Të kenë objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës aktivitete dhe veprimtari rinore;
- Të kenë status “aktiv”.
Organizata jo fitimprurëse që merr pjesë në votim dorëzon dokumentacionin si vijon:
- Vendimi i regjistrimit në gjykatë (të skanuar);
- Statutin e organizatës (të skanuar);
- NIPT;
- Vërtetim lidhur me statusin aktiv/pasiv (i shkarkuar nga shërbimi e-albania.al me datë dokumenti jo më të hershmë se 1 Prill 2023).
Kandidatët fitues do të votohen nga organizatat nga data 22 Maj deri në 29 Maj 2023.