Vizitë institucionale e 15 përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile në kuadër të Programit “Akademia e OJF-ve 2023”

Mirëpritëm në një vizitë institucionale 15 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në kuadër të Programit “Akademia e OJF-ve 2023” organizuar nga Partnerët Shqipëri e Qendrës Burimore për shoqërinë civile.

Në këtë takim u njohëm me qëllimin e Akademisë, një program një vjeçar i dedikuar për organizatat e shoqërisë civile me synimin kryesor rritjen e kapacitetve lidhur me menaxhimin organizativ dhe zhvillimin e Qëndrueshëm.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë informoi pjesëmarrësit lidhur me misionin, vizionin e AKR-së mundësitë e financimit me grante ndaj organizatave rinore dhe për të rinjtë, thirrjen e trete të hapur për bashkitë.

Të lumtur të krijojmë ura të reja bashkëpunimi me shoqërinë civile në mbështetje të rinisë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë