Thirrje për Projektin HARMONY nga Interreg Europe në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Rinisë

Agjencia Kombëtare e Rinisë, partner me Interreg Europe në Projektin HARMONY, hap thirrjet për këto pozicione:

  • Ekspert/Ekspertizë për Shërbime Komunikimi
  • Ekspert/Ekspertizë për Kontrollin e Shpenzimeve të Projektit
  • Ekspert i Shëndetit Mendor për të Rinjtë

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtëm deri më datë 03 Shtator 2025 elektronikisht në adresën e e-mailit: info@rinia.gov.al, ose fizikisht në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37 Tiranë, Shqipëri, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), gjatë orarit zyrtar.

Në linqet e mëposhtme do të gjeni Termat e Referencës dhe paketat e dokumentave për secilin pozicion:



1. Ekspert/Ekspertizë për Shërbime Komunikimi

Kliko këtu për Termat e Referencës 
Kliko këtu për paketën e dokumentave



2. Ekspert/Ekspertizë për Kontrollin e Shpenzimeve të Projektit

Kliko këtu për Termat e Referencës
Kliko këtu për paketën e dokumentave



3. Ekspert i Shëndetit Mendor për të Rinjtë

Kliko këtu për Termat e Referencës
Kliko këtu për paketën e dokumentave



Përmbledhje e projektit

Shëndeti mendor i të rinjve në Bashkimin Evropian është një shqetësim i madh. Pas statistikave të ftohta fshihen jetë të reja të shkatërruara nga depresioni dhe ankthi. Vetëvrasja është tashmë shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek të rinjtë në BE. Të rinjtë tanë po trashëgojnë gjithashtu një botë me probleme, nga ndryshimet klimatike te COVID-19, dhe kanë përjetuar ankth dhe probleme psikologjike me pasoja të rënda në motivimin dhe mirëqenien e tyre emocionale. Të rinjtë po përballen me ndjenja vetmie dhe pritshmëri shoqërore që u është e vështirë t’i përmbushin. Për më tepër, adoleshentët mund të jenë veçanërisht të prekshëm për shkak të faktorëve të rrezikut që mund të kontribuojnë në stres gjatë adoleshencës, si dëshira për më shumë autonomi, presioni për t’u përshtatur me bashkëmoshatarët, eksplorimi i identitetit seksual dhe qasja dhe përdorimi i rritur i teknologjisë.

Për këtë arsye, HARMONY synon të punojë në mënyrë bashkëpunuese dhe me një qasje gjithëpërfshirëse nëpër rajone dhe qytete evropiane për të përmirësuar politikat publike për shëndetin mendor të të rinjve, që kërkon jo vetëm trajtim mjekësor, por një qasje holistike me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të komunitetit.

HARMONY ka krijuar një partneritet të përbërë nga aktorë kyç vendorë, rajonalë dhe kombëtarë nga fushat e shëndetit, të rinjve dhe arsimit, me njohuri, përvoja dhe nivele të ndryshme zhvillimi në lidhje me politikat publike të bazuara në komunitet për shëndetin mendor të të rinjve.

Me 89% të qytetarëve të BE-së që njohin rëndësinë e promovimit të shëndetit mendor, ekziston një nevojë urgjente për të adresuar këto pabarazi dhe për të mbështetur nismat për shëndetin mendor të të rinjve, duke vërtetuar domosdoshmërinë dhe rëndësinë e projektit tonë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë