Thirrje për pozicion në kuadër të projektit GOVER-NET (Erasmus+)

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), në cilësinë e partnerit në projektin ndërkombëtar GOVER-NET – Governance Opportunities in VET for Empowerment and Regional Innovation, shpall thirrjen për pozicionin:

  • Menaxher i Projektit


Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në dhe një letër motivimi duke detajuar përvojën e tyre relevante deri më datë 20.02.2026 në adresën e e-mailit: info@rinia.gov.al.

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni Termin e Referencës:

Kliko këtu për Termat e Referencës – Menaxher i Projektit

Përmbledhje e projektit
Projekti GOVER-NET zbatohet në kuadër të programit Erasmus+ EDU (ERASMUS-EDU-2025-CB-VET-WB) dhe synon forcimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit dhe formimit profesional (VET) për zhvillimin e modeleve të qeverisjes pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse.
Nëpërmjet një konsorciumi ndërkombëtar, projekti promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve lokalë për të mbështetur përfshirjen e të rinjve, veçanërisht grupeve vulnerabël si të rinjtë NEET, vajzat dhe gratë.
GOVER-NET kontribuon në ndërtimin e një rrjeti transnacional bashkëpunimi, zhvillimin e praktikave inovative dhe shkëmbimin e eksperiencave për përmirësimin e politikave dhe mekanizmave të qeverisjes në nivel lokal dhe rajonal.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë