Agjencia Kombëtare e Rinisë, partner me Interreg Europe në Projektin HARMONY, hapim thirrjen për pozicionin “Menaxher i Projektit”
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në dhe një letër motivuese duke detajuar përvojën e tyre relevante deri më datë 17.12.2025 në adresën e e-mailit: info@rinia.gov.al.
Kliko këtu për Termat e Referencës – Menaxher i Projektit
Përmbledhje e projektit
Shëndeti mendor i të rinjve në Bashkimin Evropian është një shqetësim i madh. Pas statistikave të ftohta fshihen jetë të reja të shkatërruara nga depresioni dhe ankthi. Vetëvrasja është tashmë shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek të rinjtë në BE. Të rinjtë tanë po trashëgojnë gjithashtu një botë me probleme, nga ndryshimet klimatike te COVID-19, dhe kanë përjetuar ankth dhe probleme psikologjike me pasoja të rënda në motivimin dhe mirëqenien e tyre emocionale. Të rinjtë po përballen me ndjenja vetmie dhe pritshmëri shoqërore që u është e vështirë t’i përmbushin. Për më tepër, adoleshentët mund të jenë veçanërisht të prekshëm për shkak të faktorëve të rrezikut që mund të kontribuojnë në stres gjatë adoleshencës, si dëshira për më shumë autonomi, presioni për t’u përshtatur me bashkëmoshatarët, eksplorimi i identitetit seksual dhe qasja dhe përdorimi i rritur i teknologjisë.
Për këtë arsye, HARMONY synon të punojë në mënyrë bashkëpunuese dhe me një qasje gjithëpërfshirëse nëpër rajone dhe qytete evropiane për të përmirësuar politikat publike për shëndetin mendor të të rinjve, që kërkon jo vetëm trajtim mjekësor, por një qasje holistike me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të komunitetit.
HARMONY ka krijuar një partneritet të përbërë nga aktorë kyç vendorë, rajonalë dhe kombëtarë nga fushat e shëndetit, të rinjve dhe arsimit, me njohuri, përvoja dhe nivele të ndryshme zhvillimi në lidhje me politikat publike të bazuara në komunitet për shëndetin mendor të të rinjve.
Me 89% të qytetarëve të BE-së që njohin rëndësinë e promovimit të shëndetit mendor, ekziston një nevojë urgjente për të adresuar këto pabarazi dhe për të mbështetur nismat për shëndetin mendor të të rinjve, duke vërtetuar domosdoshmërinë dhe rëndësinë e projektit tonë.