Agjencia Kombëtare e Rinisë kërkon një Koordinator Projekti për të mbështetur implementimin dhe monitorimin e projekteve të financuara nga Programi IPA EU4Youth 2022. Ky pozicion përfshin koordinimin e aktiviteteve, raportimin e progresit dhe bashkëpunimin me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm për sigurimin e rezultateve efektive.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme me email:
- Curriculum Vitae (CV) i përditësuar në format Europass ose ekuivalent, në anglisht.
- Letër motivimi (maksimum 1 faqe) që përshkruan përvojën relevante dhe motivimin, në anglisht.
- Kopje e diplomës më të lartë akademike.
- Dëshmi të përvojës relevante të punës (p.sh. letra reference, vërtetime punësimi ose ekuivalente).
Aplikimet duhet të dërgohen në: info@rinia.gov.al
Afati i aplikimit: 15.04.2026
Klikoni këtu për Termat e References për Koordinator Projekti në Shqipe
Klikoni këtu për Termat e References për Koordinator Projekti në Anglisht