Thirrje për Anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë

AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË

Agjencia Kombëtare e Rinisë shpall thirrjen e tretë për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), si organ këshillimor, që funksionon pranë Ministrit përgjegjës për rininë.

Ftohen të gjithë kandidatët përfaqësues të organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë, përfaqësues të këshillave studentorë, përfaqësues të parlamentit të nxënësve, përfaqësues nga komuniteti shqiptar në diasporë, përfaqësues nga pakicat kombëtare rome ose egjiptiane, përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuar, përfaqësues nga komuniteti LGBTI+, të paraqesin kandidaturën e tyre për të qenë anëtarë të KKR-së.

Kandidati për anëtar i KKR-së  duhet  të  jetë shtetas shqiptar dhe t’i përkasë grup- moshës  rinore, të përcaktuar në shkronjën “f”, të nenit 3, të  ligjit nr. 75/2019, “Për rininë”, të ndryshuar.”

Mirëpresim aplikimet tuaja deri në datë 18.12.2025, duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail: info@rinia.gov.al, me subjektin “Aplikim për anëtar të KKR”.

Informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin shoqërues

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë vijon:

Kandidati për anëtar i KKR-së, përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë dhënë kontribut/të ketë përvojë në fushën e rinisë të paktën 2 vitet e fundit, nëpërmjet projekteve me fokus rininë apo zhvillimit të nismave/aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore.

Kandidati për anëtar i KKR-së, jo përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përvojë pune në fushën e zhvillimit apo të zbatimit të aktiviteteve rinore, apo të ketë qënë pjesë e nismave ose aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe të dispozitave ligjore në fuqi.
  • Të jetë  në  detyrë  pranë  strukturës  së  përfaqësuar gjatë periudhës së thirrjes dhe votimit të  kandidatëve

 

Kandidati për anëtar/e i KKR-së duhet të dorëzojë dokumentacionin si më poshtë:

Kandidati, përfaqësues i organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Fotokopje të dokumentit që provon lidhjen formale me organizatën;
  • Letër motivimi;
  • Propozimi i një politike rinore;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

 

Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore (kandidatët anëtarë të këshillit studentor) duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Letër motivimi;
  • Propozimi i një politike rinore;
  • Dokumentin që provon anëtarësinë në këshill studentor;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

 

Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore (kandidatët përfaqësues në parlamentin e nxënësve) duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Letër motivimi;
  • Propozimi i një politike rinore;
  • Dokumentin që provon anëtarësinë në parlamentin e nxënësve;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

 

Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore (kandidatët përfaqësues nga komuniteti shqiptar në  diasporë ) duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Letër motivimi;
  • Propozimi i një politike rinore;
  • Dokumentin që provon  mbështetjejen e lëshuar nga një shoqatë shqiptare  në  diasporë;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

 

Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore (kandidatët përfaqësues  nga  pakicat  kombëtare rome ose egjiptiane) duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Letër motivimi;
  • Propozimi i një politike rinore;
  • Dokumentin që provon  mbështetjen e lëshuar   nga   një  organizatë jofitimprurëse, që në statutin e saj ka të  përcaktuar  si  objekt  të  veprimtarisë  mbrojtjen  dhe  promovimin  e  të  drejtave  të  pakicës  kombëtare përkatëse;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

 

Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore (kandidatët përfaqësues nga komuniteti i personave  me aftësi të kufizuara) duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Letër motivimi;
  • Propozimi i një politike rinore;
  • Dokumentin që provon  mbështetjen e lëshuar nga një organizatë  jofitimprurëse, që në statutin e saj ka të përcaktuar si objekt të veprimtarisë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;

 

Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore (kandidatët përfaqësues nga komuniteti  LGBTI+ ) duhet të ngarkojë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Curriculum Vitae, CV;
  • Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
  • Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
  • Letër motivimi;
  • Propozimi i një politike rinore;
  • Dokumentin që provon  mbështetjen e lëshuar nga një organizatë  jofitimprurëse, që në statutin e saj ka të përcaktuar si  objekt të veprimtarisë mbrojtjen dhe promovimin e të  drejtave  të  personave  LGBTI+;
  • Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;


Kliko këtu – Vetëdeklarim i Konfliktit të Interesit 

Bazuar në VKM nr. 598, datë 15.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 969, datë 2.12.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë, si dhe të mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të tij’”, pika 10 e këtij vendimi përcakton se:

“Thirrja për paraqitjen e kandidaturave nga përfaqësuesit e organizatave rinore dhe/ose përfaqësuesit e të rinjve, përfaqësuesit e këshillave studentorë, përfaqësuesit e parlamenteve të nxënësve, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në diasporë, përfaqësuesit e pakicave kombëtare rome ose egjiptiane, përfaqësuesit e komunitetit të personave me aftësi të kufizuar dhe përfaqësuesit e komunitetit LGBTI+, publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) për një periudhë prej 30 ditësh.”

Votimi për zgjedhjen e përfaqësuesve të organizatave rinore dhe/ose përfaqësuesve të të rinjve, përfaqësuesve të këshillave studentorë dhe përfaqësuesve të parlamenteve të nxënësve do të kryhet në formë elektronike, në faqen zyrtare të AKR-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e fillimit të procesit të votimit.

Ndërsa, bazuar në pikën 10/1 të VKM-së, për kandidatët përfaqësues të komunitetit shqiptar në diasporë, përfaqësues nga pakicat kombëtare rome ose egjiptiane, përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuar dhe përfaqësues nga komuniteti LGBTI+, përzgjedhja do të realizohet nga një komision vlerësimi.

Vlerësimi maksimal për dokumentacionin e kandidatëve — përfaqësues të komunitetit shqiptar në diasporë, përfaqësues të pakicave kombëtare rome ose egjiptiane, përfaqësues të komunitetit të personave me aftësi të kufizuar dhe përfaqësues të komunitetit LGBTI+ — është 40 (dyzet) pikë dhe përcaktohet si më poshtë:

  1. a) Propozimi i një politike rinore vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë;
    b) Jetëshkrimi vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë;
    c) Angazhimi në çështjet e rinisë vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë;
    ç) Angazhimi në çështjet e komunitetit që përfaqëson vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë.

 

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë