AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË (AKR) SHPALL:
THIRRJEN PUBLIKE NR.III PËR PROJEKT-PROPOZIME
DREJTUAR:
ORGANIZATAVE RINORE DHE ORGANIZATAVE PËR TË RINJTË
A. Projekt-propozimet të cilat do të dorëzohen nga organizatat rinore dhe për të rinjtë duhet të kenë në fokus rininë referuar këtyre prioriteteve:
- Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizmit shoqëror dhe qytetar të tyre.
- Nxitja e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
- Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.
B. Vlera e granteve që ndahen si pjesë e kësaj thirrje publike duhet të mos tejkalojë vlerën maksimale si më poshtë:
-Shuma maksimale për organizatat rinore: 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) Lekë
-Shuma maksimale për organizatat për të rinjtë: 3,500,000 (tre milion e pesëqind mijë) Lekë
Aplikimet e plotësuara me të gjithë dokumentacionin, duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje fizike dhe në 1 (një) kopje elektronike (në USB) përmes postës zyrtare apo personalisht, të vendosura në një zarf të vulosur që i referohet Thirrjes Publike Nr.3, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) gjatë orarit zyrtar, në adresën në vijim:
Agjencia Kombëtare e Rinisë,
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tiranë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 26.05.2023 ora 16:30. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jenë shkruar emri i thirrjes publike për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe fjalët: “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”. Aplikimet e dërguara në mënyra të tjera (p.sh. me faks apo e-mail) ose që janë dërguar në adresa të tjera dhe jashtë afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.
AKR do të regjistrojë çdo aplikim të marrë në dorëzim dhe do të lëshojë vërtetimin përkatës (datën dhe orën e pranimit të projekt-propozimit).
Shtojca 1 – Thirrja Publike nr.3
Shtojca A – Deklarata e partneritetit
Shtojca B – Deklarata e shmangies së konflikitit të interesit
Shtojca C – Deklarata për përqindjen e anëtareve të rinj për organizatat rinore