AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË (AKR) SHPALL:
THIRRJEN PUBLIKE NR. V PËR PROJEKT-PROPOZIME
DREJTUAR:
ORGANIZATAVE RINORE DHE ORGANIZATAVE PËR TË RINJTË
A. Projekt-propozimet të cilat do të dorëzohen nga organizatat rinore dhe për të rinjtë duhet të kenë në fokus rininë referuar këtyre prioriteteve:
1. Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe krijimi i një mjedisi mbështetës për aktivizimin shoqëror dhe qytetar të tyre.
2. Nxitja e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
3. Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.
B. Vlera e granteve që ndahen si pjesë e kësaj thirrje publike duhet të mos tejkalojë vlerën maksimale si më poshtë:
– Shuma maksimale për organizatat rinore: 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) Lekë
– Shuma maksimale për organizatat për të rinjtë: 3,500,000 (tre milion e pesëqind mijë) Lekë
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje fizike dhe 1 (një) kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte) gjatë orarit zyrtar, në adresën në vijim:
Agjencia Kombëtare e Rinisë,
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tiranë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 28.05.2025, ora 16:30. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit kanë qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jenë shkruar emri i thirrjes publike për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e subjektit aplikues, emri i plotë i projektit dhe mbishkrimi: “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”. Aplikimet e dërguara në mënyra tjera (p.sh. me faks apo e-mail) ose që janë dërguar në adresa të tjera nuk do të merren parasysh.
AKR do të regjistrojë çdo aplikim të marrë në dorëzim dhe do të lëshojë vërtetimin përkatës (datën dhe orën e pranimit të projekt-propozimit).
Shtojca 1 – Përshkrimi i Thirrjes
Shtojca A – Deklaratë Partneriteti
Shtojca B – Deklarata e shmangies së konfliktit të interesit
Shtojca C – Deklarata për përqindjen e anëtarëve të rinj për organizatat rinore