Thirrja e Katërt për Projekt-Propozime (Organizatat Rinore dhe Organizatat për të Rinjtë)

AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË (AKR) SHPALL:

THIRRJEN PUBLIKE NR. IV PËR PROJEKT-PROPOZIME

DREJTUAR: 

ORGANIZATAVE RINORE DHE ORGANIZATAVE PËR TË RINJTË

A. Projekt-propozimet të cilat do të dorëzohen nga organizatat rinore dhe për të rinjtë duhet të kenë në fokus rininë referuar këtyre prioriteteve:

  1. Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre.
  2. Nxitja e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
  3. Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

B. Vlera e granteve që ndahen si pjesë e kësaj thirrje publike duhet të mos tejkalojë vlerën maksimale si më poshtë:

 – Shuma maksimale për organizatat rinore:                  1,500,000 (një milion e pesëqind mijë) Lekë

– Shuma maksimale për organizatat për të rinjtë:         3,500,000 (tre milion e pesëqind mijë) Lekë

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje fizike dhe 1 (një) kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte) gjatë orarit zyrtar,  në adresën në vijim:

Agjencia Kombëtare e Rinisë,
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tiranë, Shqipëri

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 16.05.2024, ora 16:30. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit kanë qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të subjektit aplikues, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.”. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 45 ditëve kalendarike nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë. 

AKR do të regjistrojë çdo aplikim të marrë në dorëzim dhe do të lëshojë vërtetimin përkatës (datën dhe orën e pranimit të projekt-propozimit).

Shtojca 1 – Përshkrimi i Thirrjes

Shtojca 6 – Udhëzuesi

Shtojca 7

Shtojca 8 

Shtojca 9 

Shtojca 10 

Shtojca 11 

Shtojca 12 

Shtojca 13 

Shtojca A – Deklaratë Partneriteti 

Shtojca B – Deklarata e shmangies së konfliktit të interesit 

Shtojca C – Deklarata për përqindjen e anëtarëve të rinj për organizatat rinore

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë