Takim mes Drejtorit të AKR Geron Ibrahimi dhe të riut të talentuar Geri Kusi

Sporti dhe të rinjtë janë një nga prioritet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Ndaj dhe sot zhvilluam një takim mes Drejtorit të AKR Geron Ibrahimi dhe të riut të talentuar Geri Kusi.

Geri është ideues i “Napoli Club Albania”, i cili ndonëse në vitet e para të themelimit, numëron plot 572 anëtarë. Clubi njihet dhe mbështet edhe nga presidenti Aurelio De Laurentis dhe është një mundësi e shtuar për krijimin e eksperiencave dhe praktikave pozitive mes të rinjëve të dy vendeve.

Nisma të tilla kontribuojnë në krijimin e urave të komunikimit mes dy vendeve tona dhe është gjithmonë pozitive kur ato ndërrmerren nga të rinjtë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë