Takim me të riun e talentuar Ted Qamo dhe Drejtorit të AKR-së Geron Ibrahimi

Kënaqësi të mirëprisnim të riun e talentuar Ted Qamo, nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.

Gjeniu në matematikë është fitues në shumë Olimpiada Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ku ndër to mund të përmendim:
Në Maj 2023 ka qenë pjesë e ekipit Kombëtar të Shqipërisë në Olimpiadën Ballkanike të matematikës zhvilluar në Turqi.

Rezultatet e arritura dhe puna e vazhdueshme rezultuan me një tjetër fitore në emër të Tedit dhe Shqipërisë, ku u vlerësua në Olimpiadën Botërore të matematikës me çmimin “Mirënjohja e Nderit”.

Si një i ri me potencial ai ka krijuar klubin e matematikës ku ndan njohuritë e tij me të rinjtë e tjerë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë