“Sporti për Zhvillim” në Qendrën Sportive të rindërtuar në Thumanë

Në Thumanën e ringritur dhe të transformuar për të kremtuar festën e Sportit u zhvillua edhe një konferencë mbi sportin si motor i zhvillimit me dy panele: Paneli i parë: “Sporti në funksion të shëndetit, edukimit dhe zhvillimit” Paneli i dytë: “Sporti si Katalizator për Zhvillim” Nuk munguan në këtë aktivitet energjia e të rinjve në dispilina të ndryshme sportive dhe artistike, panairet e sportit, biznesit dhe koncerti si pjesë e programit “Sporti për Zhvillim”. Ky aktivitet u organizua nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijet në bashkëpunim  me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Bashkinë Krujë.
sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë