Sesionet Informuese online, për Thirrjen Publike Nr. V për Projekt-Propozime për Organizatat Rinore dhe për të Rinjtë

Agjencia Kombëtare e Rinisë zhvilloi dy sesione informuese online, në kuadër të Thirrjes Publike Nr. V për Projekt-Propozime për Organizatat Rinore dhe për të Rinjtë, të cilat synuan të ofrojnë mbështetje teknike dhe sqarime të detajuara për aplikantët potencialë.
Gjatë dy ditëve të zhvillimit të sesioneve, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen nga afër me të gjitha aspektet e rëndësishme të kësaj thirrjeje, procedurat e aplikimit, kriteret e pranueshmërisë, si dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet përgatitur për të marrë pjesë në këtë proces konkurrues duke u ndalur veçanërisht tek përputhshmëria me prioritetet e thirrjes dhe afatet kohore që duhen respektuar.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë