Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit për të Rinjtë në Vlorë

Rrugëtimi i Panairit për të Rinjtë vazhdon!

Me qëllimin kryesor njohjen e të rinjve me mundësitë lokale dhe kombëtare në arsim, trajnim dhe punësim, të prezantuara këto nga mbi 3️⃣0️⃣ aktorë që ofrojnë shërbime për të rinjtë.

Me energjinë e tyre, kureshtjen dhe dëshirën për t’u zhvilluar akademikisht dhe profesionalisht, të rinjtë vizituan çdo stendë, u informuan për fushat e tyre të interesit, për t’i ndjekur më tej mundësitë, por edhe për t’i ndarë ato me miqtë e tyre.

U njohën gjithashtu me Programin e Kodimit, Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe Garancinë Rinore.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë