Roma Versitas Albania prezanton me krenari projektet mbi mbështetjen për arsimin e mesëm dhe të lartë SEC & TER

Roma Versitas Albania prezanton me krenari projektet:

   • SEC – Mbështetje për Arsimin e Mesëm
   • TER – Mbështetje për Arsimin e Lartë

Në kuadër të Programit RARE II, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Roma Education Fund (REF).
Zëra frymëzues nga BE, REF, institucionet shtetërore dhe komuniteti rom u bashkuan për një qëllim të përbashkët:

Arsimi për të gjithë – pa përjashtim!

Në këtë event Agjencia Kombëtare e Rinisë theksoi angazhimin për përfshirjen e komunitetit rom përmes mbështetjes së projekteve të organizatave rinore dhe ftoi të rinjtë të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, si një hap drejt punësimit dhe integrimit social.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë