RoboTech 2026 – Konkursi Kombëtar i Robotikës

RoboTech 2026 – Konkursi Kombëtar i Robotikës

Një iniciativë e Universitetit Metropolitan Tirana që po afron të rinjtë me botën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Këtë vit, në edicionin e tretë, mbi 250 nxënës aplikuan dhe 25 ekipe nga 10 qytete u trajnuan për 8 javë, ndërsa 12 ekipet më të mira arritën në finalen e madhe.

Drejtoresha Sara Bodo në fjalën e saj përshëndetëse uroi ekipet fituese, duke vlerësuar talentin dhe përkushtimin e të rinjve në këtë rrugëtim inovativ.

RoboTech 2026, në bashkëpunim me COD Qendra për Hapje dhe Dialog dhe me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe StartUp Albania, po dëshmon se pasioni për teknologjinë mund të kthehet në të ardhmen e të rinjve.

Projekti BotBuilders, si pjesë e RoboTech 2026, zbatohet nga organizata Metroresearch me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë