QERSHOR 2024 – Mundësi për të Rinjtë

Webinar 
SDA
(Webinar Informativ)

Apliko këtu: https://sdacademy.al/

Mos humbisni webinarin tonë informativ, ku do të diskutohen të gjitha teknologjitë që ofrojmë, duke përfshirë Software Tester, Java, JavaScript, Python dhe Data Science. Do të mësoni për kohëzgjatjen e kurseve, çfarë duhet për të filluar dhe bursat verore nga AADF. Kjo është mundësia juaj për të marrë vendimin e duhur pa asnjë kufizim.

Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e komunitetit tonë të suksesshëm!



Training

Dominusoft
(QA Software Testing Training)

Për më shumë : info@dominusoft.al

Në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze Albania Lab dhe Internet & Idee, lançojmë për herë të parë trajnimin Software Testing me të drejtë Certifikimi ndërkombëtar ISTQB!

– Certifikim ndërkombëtar;
– Profesorë të huaj;
– Mundësi punësimi dhe internship në kompaninë Albania Lab!

Ky trajnim zhvillohet vetëm online!

Data e Trajnimit: 27 Qershor 2024



Internship

Bashkia Tiranë
(Intership në Bashkinë Tiranë)

Për më shumë informacion: 
Web: https://tirana.al/faqe/fillo-me-nje-ide-fito-nje-internship
Email: fitonjeinternship@tirana.al

Nëse jeni 18-28 vjeç dhe keni ide për projekte inovative, aplikoni për projektin “Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë”. 

Ju do të fitoni:
1.Praktikë pune 3 mujore në Bashkinë Tiranë
2. Trajnime në hartim dhe zhvillim projekti, kërkim shkencor, analiza të dhënash, prezantim publik, komunikim efektiv dhe punë në grup.
3. Rrjet kontaktesh me profesionistë të fushës
4. Çmim prej 91.000 Lekë bruto për punimin më të mirë

Afati i Aplikimit: 14 korrik 2024



Mundësi Punësimi

Departamenti i Administratës Publike
23 vende vakante pa përvojë pune 

Apliko tani në shpalljen me kod #6322: https://rekrutimi.administrata.al/shpalljet/shfaq/4936

Zotëron diplomë niveli minimal “Bachelor” në një nga fushat “Arsim i Lartë”?
Apliko tani në shpalljen me kod #6322 për 23 vende të lira pune në Drejtoritë Rajonale të Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore: Shkodër, Korçë, Vlorë, Dibër, Gjirokastër, Tiranë.

Afati i Aplikimit: 28 Qershor 2024



Mundësi Punësimi

AKPA 
(Eja puno në turizëm!)

Apliko këtu: https://www.puna.gov.al

Fito të ardhura, njihu me njerëz të rinj nga e gjithë bota. Zhvillohu profesionalisht dhe shijo çdo moment.



KONKURS

Konkurs Ndërkombëtar Fotografie
(Tirana Photo Festival 2024)

Apliko këtu:
Web: https://www.tiranaphotofestival.com/
E-mail: tiranaphotofestival@gmail.com

Tema: “Rrënjët”
Konkurohet për tre kategori:
1. Foto Single (1-5 foto). Fotot të jenë bërë në Shqipëri.
2. Foto Series (1-10 foto). Foto mund të jenë bërë kudo në botë.
3. Video me të njëjtën temë.

Afati i Aplikimit: 28 Qershor 2024



Mundësi Punësimi
Ford Albania
(Profesionistë të rinj)

Apliko këtu:
Dërgoni CV-në tuaj:
office@ford.com.al

3 vende të lira pune në Ford Albania:
1. Konsulent Shitjesh
2. Back Office
3. Asistente Marketing

Kërkohen profesionitë që duan të rriten në karrierë duke u bërë pjesë e një prej kompanive me prestigjoze në vend.



Mundësi Punësimi
Progreen sh.p.k
(Profesionistë të rinj)

Apliko këtu:
Web: https://www.progeen.com/karriera

1. Arkitekt Klienti | Tiranë
2. Inxhinier Ndërtimi (Në Zbatim)
3. Inxhinier Hidro-Mekanik
4. Përfaqësues Shitjesh
5. Drejtor Kantieri
6. Koordinator Sigurie / HSE
7. Inxhinier Mekanik
8. Inxhinier Strukturist
9. Magazinier në Durrës dhe Tiranë
10. Inxhinier Elektrik



Thirrje e Hapur
Thirrje për Artikuj

(Kongresi Rinor Kombëtar)

Apliko Këtu:
Dërgoni shkrimet tuaja:
info@connecting-youth.org
Për më shumë informacione:
Web: https://connecting-youth.org/single_news.php?submit=84

Për të gjithë të rinjtë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Platforma rajonale Connecting Youth fton të rinjtë shkrimtarë të ndajnë historitë dhe perspektivat mbi tema si e drejta e votimit, fuqizimi i të rinjve, punësimi, arsimi dhe më shumë!

Afati i Aplikimit: 16 Qershor 2024



Mundësi Internship
Balkan Sport
(Specialist Marketing)

Apliko këtu:
E-mail: hr@balkan.sport.al
Telefon: 0677115111

Diplomë universitare ose të jenë aktualisht studentë në degët:
1. Marketing
2. Administrim/Menaxhin Biznesi
3. Multimedia

Njohuri të mira të paketës Microsoft Office!


sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë