Projekti TISS për zhvillimi dhe integrimi e të rinjve me aftësi të kufizuara

Ceremonia Hapëse e projektit “Zëri ynë, Forca jonë” i qendrës TISS vuri në lëvizje të gjithë mekanizmat e mundshëm për zhvillimin dhe integrimin e të rinjve me aftësi të kufizuara.

Në eventin hapës, u bashkuan prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, përfaqësues të organizatave mbështetëse, lider lokal e qendror, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe kulturore.

Gjatë prezantimit të projektit, disa prej pjesëmarrësve patën mundësinë të ndanin histori të jetës së tyre, të cilat ishin vërtet emocionuese, frymëzuese dhe mbresëlënëse. Këto histori shpalosën sfidat, por edhe arritjet e individëve me aftësi të kufizuara, të cilët kanë luftuar për të përmbushur potencialin e tyre dhe për të kontribuar në shoqëri. Ato tregojnë se, me mbështetje të duhur dhe mundësi të barabarta, çdo individ mund të arrijë sukses dhe të bëhet një shembull për të tjerët.

Ky komunitet është gur themeli i punës që përpiqemi të bëjmë me zemër çdo ditë, në mbështetje të përhershme të advokimit të çështjeve të këtij komuniteti.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë