Projekti “Tradita në Lëvizje” nga organizata Mega Art, i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë

Tradita shqiptare është një krenari jo vetëm për ne, por edhe për gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë për të zbuluar kulturën, vallet, këngën dhe kulinarinë e vendit.

Ministri i Shtetit për Rininë e Fëmijet Znj. Bora Muzhaqi, Kryetari i Bashkisë Librazhd, Z. Mariglen Disha dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë Z. Geron Ibrahimi, ju bashkuan të rinjve të Librazhdit teksa mësonin më shumë mbi traditën shqiptare, duke u argëtuar dhe shfrytëzuar orarin pas mësimit për të zgjeruar njohuritë e tyre.

Me projektin e mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, “Tradita në Lëvizje”, organizata Mega Art ka udhëtuar në 10 qarqe të vendit me qëllim edukimin e të rinjve mbi traditën dhe elementet e kulturës, duke i trajnuar mbi vallëzime të ndryshme dhe historikun e tyre, nëpërmjet teorisë mbi folklorin dhe praktikën e valleve popullore.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë