Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me NJVV-të fituese të Thirrjes së III-të për projekt-propozime

Nënshkruam kontratat me bashkitë e Fierit, Matit, Malësisë së Madhe, Librazhdit, Sarandës dhe Korçës, si fitues të granteve për infrastrukturë rinore nga Thirrja e tretë e njësive të vetëqeverisjes vendore që po financojmë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Në total, nga investimet ne keto 6 bashki do të ofrohen më shumë mundësi për 108,233 të rinj.


Me anë të kësaj thirrje, do të mbështesim rikonstruktimin dhe ndërtimin e 5 qendrave rinore në Bashkinë Fier, Librazhd, Sarandë, Korçë dhe Mat, të cilat janë të konceptuara si hapësira moderne ku të rinjtë agazhohen në trajnime, kurse të ndryshme, teknologji, sipërmarrje, këshillim karriere, debat, lexim, dhe për aktivitete të ndryshme rinore e bashkëbisedime.

Ndërkaq, Bashkia e Malësisë së Madhe do të ndërtojë një Kompleks Rinor, me qëllim krijimin e një infrastrukturë rinore miqësore dhe të sigurtë për të rinjtë dukë mbështetur njëkohësisht pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje përmes Këshillit Vendor Rinor.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë