Nënshkrimi i kontratave të Organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë fituese të Thirrjes së Tretë për Projekt-Propozime

Pas firmosjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit, fillon pjesa më e bukur, puna e realizimit të 23 projekteve fituese nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë 💪, një prej të cilëve do të financohet plotësisht nga UNICEF Albania, për të dytin vit radhazi, dy të tjerë nga UNDP dhe UNFPA, dhe 20 projekte do të financohen nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. 🤝 Ministri i Fëmijëve dhe Rinisë së bashku me Drejtorin e AKR-së, mirëpritën me shumë kënaqësi Znj. Edina Kozma nga UNICEF dhe Znj. Elida Nuri nga UNFPA në firmosjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit, ku shprehën gatishmërinë e tyre për të qenë pranë organizatave që kanë përzgjedhur për të mbështetur me qëllim fuqizimin e të rinjve. Krenarë që së bashku, ditë pas dite jemi gjithmonë e më afër përmbushjes së tre qëllimeve politike të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029!
sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë