Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të asistencës teknike në kuadër të projektit EU4Youth

Agjencia Kombëtare e Rinisë, në kuadër të asistencës teknike “Support Albanian youth civic participation, community engagement and volunteerism, through promoting inclusive, gender-responsive and structured dialogue and strengthening youth capacities at the central and local levels”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, organizoi mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë.

Kjo drejtori është përgjegjëse për menaxhimin e asistencës teknike nga e cila përfiton drejtëpërsëdrejti AKR-ja.

Projekti “EU4Youth” synon të fuqizojë aktivizimin të të rinjve duke nxitur vullnetarizmin dhe angazhimin komunitar dhe dialogun e të rinjve me institucionet vendore dhe qendrore.

Gjatë mbledhjes, partnerët institucionalë diskutuan mbi ecurinë dhe prioritetet kryesore, mekanizmat e koordinimit dhe asistencën që do t’i ofrohet AKR-sëpër zbatimin e projektit, i cili përfshin edhe menaxhimin efektiv të skemës së granteve EU4Youth.

Falënderojmë Bashkimin Evropian, Delegacionin e BE-së në Shqipëri, CFCU, SASPAC dhe të gjithë partnerët për bashkëpunimin dhe angazhimin në mbështetje të rinisë shqiptare.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë