Në mbledhjen e katërt të Këshillit Kombëtar të Rinisë, u prezantuan projektet fituese të Thirrjes III për grante infrastrukturore nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, u vendos data e shpalljes së Thirrjes IV për projekte rinore të reja, si dhe u diskutua mbi Projektligjin për Vullnetarizmin.
Këshilli Kombëtar Rinor është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar angazhimin e rinisë dhe për të siguruar që vetë të rinjtë të jenë pjesë e tryezave të diskutimit që nga momentet e para të projekteve që kanë ndikim direkt tek ta.