Nis zyrtarisht Skema e Granteve EU4Youth!
Bashkohuni me ne në Konferencën Hapëse Kombëtare për të zbuluar mundësitë e reja të financimit për organizatat rinore, organizatat për të rinjtë dhe organizatat sportive në Shqipëri.
📢 Prezantimi i Skemës së Granteve EU4Youth
📢 Informacion mbi Thirrjen për Projekt-Propozime
📢 Kriteret e aplikimit dhe prioritetet e financimit
📢 Sesion interaktiv pyetje–përgjigje
🤝 Mundësi për rrjetëzim dhe partneritete të reja
📅 15 Qershor 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Tirana International Hotel
AKR-ja në bashkëpunim me institucionet kombëtare, Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë, do të hapë një kapitull të ri për fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e komuniteteve lokale.
Skema e Granteve EU4Youth financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.