I RIU I MUAJIT.

👉AKR do t’ju njohë çdo muaj me #iRiuiMuajit, rubrikë që do të promovojë modele suksesi e të rinj te talentuar!

Kënaqësi ta nisim këtë rubrikë me #iRiuiMuajit Luan Qosja

Megjithëse përballë pamundësisë për të parë botën me sy, ai e mirëpret jetën si të gjithë, kjo falë një pune me veten çdo ditë, duke përqafuar këtë aftësi ndryshe dhe duke vënë mbi gjithçka dëshirën për të jetuar. 👏
Pasioni tij për të ngjitur malet e thepisur 🏔️ , për të luajtur nota në piano 🎹 dhe për të hedhur vargje të ndjera në letër për jetën e dashurinë ✍️ , e bën Luanin një të ri frymëzues për shumë të rinj të tjerë. 🥇

Pjesë e Agjencisë së Sportit dhe Turizmit, ai praktikon alpinizmin dhe në të njëjtën kohë trajnon brezin e ri për të ushtruar dhe përqafuar këtë sport. ✔️

Motoja e Tij:

“Lufto që të arrish fitoren e shpirtit tënd!” 💪

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë