Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, në një takim me të rinjtë që i janë kushtuar traditave të vendit tonë!

Me disa prej të rinjve të Grupimit Rinor Rural (Rural Youth Hub), jo vetëm na treguan për pasionin dhe angazhimin e tyre në fushat si agroturizmi, bujqësia, blegtoria, dhe bletaria, por edhe dëshirën e tyre për të ruajtur dhe trashëguar traditën e familjes, duke zgjedhur të kontribuojnë në vendin e tyre, Shqipërinë.

Më tej, biseduan për sfidat që të rinjtë hasin në zonat rurale, duke i ndihmuar si të qasen konkretisht ndaj tyre me mundësi konkrete si, thirrjet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për projekt-propozime rinore, Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit, thirrja e startup-eve e mundësi të tjera që nxisin të rinjtë të angazhohen.

Kënaqësi që kishim mundësi të njihnim nga afër këta të rinj të mrekullueshëm që kanë krijuar një rrjet me rreth 250 të rinj anëtarë që zgjedhje të parë kanë dashurinë për agroturizmin, bujqësinë, blegtorinë dhe bletarinë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë