Dita e dytë e Shkollës Dimërore 2023

Në ditën e dytë, me 61 punonjësit rinorë përmes lojërave kreative, diskutimeve dhe trajnimeve eksploruam rolin e tyre në fuqizimin e të rinjve dhe Këshillave Vendorë Rinorë, si dhe përcaktuam objektivat për vitin 2024.


Gjatë shkollës dimërore, punonjësit rinorë u trajnuan për përcaktimin e prioriteteve për rininë në çdo bashki, për zhvillimin e strategjive për përmirësimin e kontributit të tyre në drejtim të zhvillimit lokal dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë, si dhe për rritjen e aftësive dhe kompetencave të tyre.


Në mbyllje të trajnimeve, vizituam Butrintin dhe tregun më të bukur të Krishtlindjeve të Sarandës, të kurorëzuar tashmë si një ndër 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë