Ceremonia e nismës “Të Rinjtë që Frymëzojnë”

Të rinjtë që na frymëzuan në vitin 2023!

Në datën 25 Janar 2024, së bashku me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, finalizuam plot emocione, duke festuar arritjet e 14 të rinjve të nismës “Të Rinjtë që Frymëzojnë” ku ndanë eksperiencat e tyre, nismat për të cilat ndihen krenarë, përvojat e ndryshme rreth pasioneve dhe talenteve të tyre, si dhe sfidat me të cilat janë përballur.

Në fjalën e tij Z. Geron Ibrahimi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, theksoi se këta të rinj të përzgjedhur janë shëmbuj të përkushtimit, vullnetit dhe fitoreve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke sjellë ide inovative në fusha të ndryshme si art, sport, teknologji, bujqësi për të bërë ndryshime pozitive në shoqëri.

Njihuni me të rinjtë e përzgjedhur si shembuj frymëzimi për 2023:

🔹 Ema Meçaj
🔹 Afrim Tahiraj
🔹 Firdeus Kasaj
🔹 Bleis Koni
🔹 Enkelejda Cara
🔹 Gersi Troka
🔹 Altea Daja
🔹 Tobias Xhaxhiu
🔹 Luana Myrto
🔹 Eligerta Sadia
🔹 Kein Katroshi
🔹 Endri Zaganjori, Ermi Tafili, Gerti Dermani
🔹 ⁠Aleksandra Pano
🔹 Kler Caku

Certifikuam edhe 40 të rinj të tjerë të cilët u bënë pjesë e nismës “Të Rinjtë që Frymëzojnë”, dhe që na frymëzuan me aktivizmin dhe arritjet e tyre.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë