Kategori: Aktivitete AKR & MSHRF

Projekti “Pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje modelon të ardhmen” zbatuar nga organizata “New Bridges” me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Në Qendrën e Inovacionit dhe Sigurisë u zhvillua projekti “Pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje modelon të ardhmen” që zbatohet nga organizata “New Bridges” me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, në kuadër të programit “Open Days” që zhvillohet nga Agjencia për Media dhe Informim. Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora […]

Konferenca për rishikimin e Ligjit “Për Vullnetarizmin”

Në Konferencën për rishikimin e Ligjit “Për Vullnetarizmin” me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, Zv. Ministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, Drejtorin Ekzekutiv të Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, Menaxheren e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Ariola Agolli, si dhe të rinj vullnetarë. Rritja e angazhimit shoqëror, profesional […]

Projekti i CFD-së “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit tek të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh” e mbështetur financiarisht nga AKR

Peer Education -Të rinjtë që njohin ligjin nuk gabojnë! Ky është qëllimi i projektit të CFD-së, “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit tek të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh”. Një tjetër iniciativë e mbështetur financiarisht nga AKR-ja, që synon të ndërgjegjësojë dhe të edukojë të miturit në aspektin ligjor, duke […]

Vizita e delegacionit Bullgar në Agjencinë Kombëtare të Rinisë, me përfaqësues zv. Ministër i Rinisë dhe Sportit, Z. Petar Mladenov

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë mirëpritëm Delegacionin Bullgar, me përfaqësues, zv. Ministër i Rinisë dhe Sportit, Z. Petar Mladenov, Znj. Teodorina Todorova, Znj. Martina Dinkova, Znj. Dimitrina Temelkova, Z. Asen Pachev dhe Znj. Yordanka Ivanova, ku u bë një prezantim institucional dypalësh i qëllimeve, programeve, strategjive dhe ligjeve për rininë të dy vendeve […]

Z. Geron Ibrahimi, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë mirëpriti Z. Xhevat Bajrami Drejtorin e Departamentit të Rinisë pranë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit

Pranë zyrave të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, mirëpritëm Drejtorin e Departamentit të Rinisë pranë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kosovë Z. Xhevat Bajrami, për të diskutuar për projektet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë. Krijojmë ura bashkëpunimi, përforcimi dhe çuarjen tej të marrëdhënieve ndërinstitucionale me Republikën e Kosovës.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi në turin e konsultimeve për përmirësimin e Ligjit “Për Rininë” dhe Ligjit “Për Vullnetarizmin”

Rinia Ndryshon Ligjet Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, dhe mbështetjen e vazhdueshme të World Vision Albania dhe UNICEF, ka organizuar një tur konsultimesh për rishikimin e ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe ligjit nr. 45/2016 “Për Vullnetarizmin”. Ky është turi i dytë i konsultimeve që MSHRF […]

Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët kontribuojnë për Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Sot ekipi i Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët morën të gjithë disa momente nga dita e tyre për të dhuruar gjak dhe për të dhënë kontribut në mbushjen e bankës së gjakut për të gjitha ata që kanë nevojë, për fëmijët talasemikë, për ata që pësojnë aksidente dhe […]

Sesion informues për ditën ndërkombëtare të “Trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogërat” nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Fondacioni Mary Ward Loreto

Për ditën ndërkombëtare të “Trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogërat” u zhvillua sesioni informues nga AKR dhe Fondacioni Mary Ward Loreto. Ky trajnim lidhet drejtpërdrejt me qëllimin e tretë të SKR-së, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e mirëqenies aktive, fizike, sociale dhe mendore të të rinjve, si dhe sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Trafikimi i […]

Agjencia Kombëtare e Rininsë nënshkroi marrëveshjen me Institutin e Statistikave

AKR nënshkroi marrëveshjen me Institutin e Statistikave, përmes së cilës dy institucionet i vendosin në dispozicion njëra-tjetrës të gjitha burimet njerëzore dhe materiale për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ky bashkëpunim me fokus rininë, bën të mundur: •Vënien në dispozicion të AKR-së, nga INSTAT të informacionit statistikor për rininë; •Vënien në dispozicion të kapaciteteve që […]

Ndarja e çmimeve të projektit “Ferma Edukative” nga organizata Synergy me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Ndarja e çmimeve të projektit “Ferma Edukative” që po zbatohet nga organizata Synergy me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, ku u trajnuan 120 të rinj nga Tirana dhe Durrësi (50% vajza dhe 50% djem) për aftësim në agroturizëm dhe zhvillimin e turizmit rural, duke krijuar një model të suksesshëm të fermës agroturistike, të […]

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë