Shpallet thirrja e nëntë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Institucionet e Administratës Shtetërore, Institucionet e Pavarura, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, Organizatat jo fitimprurëse, Shoqëri Tregtare.
Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike.
Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
Këtë vit janë në dispozicion mbi 1200 pozicione të lira.
Zhvillimi i praktikës zgjat 3 muaj dhe njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjerë. Praktika është pa pagesë.
Afati i aplikimit: 8 Korrik – 15 gusht 2024
Ku mund të aplikoni: Bashkangjisni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në portalin: praktika.riniafëmijët.gov.al.