AKR zhvilloi sesionet informuese mbi “Grante për Infrastrukturë Rinore për Bashkitë dhe Organizatat Rinore”

Agjencia Kombëtare e Rinisë zhvilloi një sesion informues mbi “Grante për Infrastrukturë Rinore për Bashkitë dhe Organizatat Rinore”.

Gjatë sesionit informues u prezantuan mundësitë e financimit përmes granteve për infrastrukturën rinore, si dhe kriteret dhe procedurat e aplikimit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me procesin dhe të adresojnë pyetjet e tyre, duke marrë udhëzime praktike për zhvillimin e projekteve cilësore në mbështetje të të rinjve.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë