Thirrje për Oficer Granti për Menaxhimin dhe Monitorimin e Projekteve të Programit IPA EU4Youth 2022

Agjencia Kombëtare e Rinisë fton kandidatët e motivuar të aplikojnë për pozicionin Oficer Granti, për të menaxhuar dhe monitoruar procesin e granteve në kuadër të Programit IPA EU4Youth 2022. Ky rol përfshin: vlerësimin e aplikimeve, ndjekjen e progresit të projekteve të financuara dhe sigurimin e përputhshmërisë me standardet ligjore dhe të donatorit.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme me email:

  • Curriculum Vitae (CV) i përditësuar në format Europass ose ekuivalent, në anglisht.
  • Letër motivimi (maksimum 1 faqe) që përshkruan përvojën relevante dhe motivimin, në anglisht.
  • Kopje e diplomës më të lartë akademike.
  • Dëshmi të përvojës relevante të punës (p.sh. letra reference, vërtetime punësimi ose ekuivalente).

Aplikimet duhet të dërgohen në: info@rinia.gov.al
Afati i aplikimit: 15.04.2026

Klikoni këtu për Termat e References për Oficer Granti në Shqipe

Klikoni këtu për Termat e References për Oficer Granti në Anglisht

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë