AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË (AKR) SHPALL:
THIRRJEN PUBLIKE NR.V PËR PROJEKT-PROPOZIME NGA BASHKITË
DREJTUAR:
BASHKIVE
Projekt-Propozimet të cilat do të dorëzohen nga bashkitë duhet të kenë në fokus ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve publike dhe infrastrukturës rinore.
Vlera e granteve që ndahen si pjesë e kësaj thirrje publike duhet të jetë si më poshtë:
Totali i grantit për mbështetjen e bashkive në këtë thirrje është 50.000.000 lekë (pesëdhjetë milion lekë).
Bashkia duhet të bashkëfinancojë me të paktën 10% të vlerës totale të projekt-propozimit.
Shuma maksimale e financimit për projekt-propozim do të jetë 10.000.000 (dhjetë milion) lekë secila.
Aplikimet e plotësuara me të gjithë dokumentacionin, duhet të dorëzohen në 3 (tre) kopje fizike dhe në 1 (një) kopje elektronike (në USB) përmes postës zyrtare apo personalisht, të vendosura në një zarf të vulosur që i referohet thirrjes publike, gjatë ditëve të punës (prej të hënës deri të premten), gjatë orarit zyrtar, në adresën:
Agjencia Kombëtare e Rinisë,
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tiranë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 30.04.2026, ora 16:30. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të jenë shkruar emri i thirrjes publike për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e subjektit/bashkisë aplikuese, titulli i plotë i projektit dhe mbishkrimi: “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”. Aplikimet e dërguara në mënyra tjera (p.sh. me faks apo e-mail) ose që janë dërguar në adresa të tjera nuk do të merren parasysh.
AKR do të regjistrojë çdo aplikim të marrë në dorëzim dhe do të lëshojë vërtetimin përkatës (datën dhe orën e pranimit të projekt-propozimit).
Lista e dokumentave të nevojshme për aplikim:
