Hapet Thirrja e Parë për Programin e Talenteve Rinore

Hapet Thirrja e Parë për Programin e Talenteve Rinore

Programi i Talenteve Rinore është një program shtetëror i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR). Ai mbështet të rinjtë shqiptarë që përfaqësojnë vendin në kompeticione dhe veprimtari zyrtare ndërkombëtare në fushat e artit, kulturës, edukimit, shkencës, teknologjisë dhe sportit.

Programi i Talenteve Rinore është një nga instrumentet kyçe të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022–2029. Kjo strategji ka si mision fuqizimin, mbështetjen dhe aktivizimin e të rinjve, duke krijuar kushte reale për zhvillimin e plotë të potencialit të tyre, pavarësisht prejardhjes sociale apo mundësive ekonomike. Programi i Talenteve Rinore e mishëron këtë vizion duke u fokusuar pikërisht tek ata të rinj që kanë talentin, por nuk kanë gjithmonë mjetet financiare për ta shfaqur atë në arenën ndërkombëtare.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë
Adresa: Rruga “Naim Frashëri” Nr.37, Tiranë 1049, Shqipëri
https://rinia.gov.al/identifikohu/

Ju lutemi t’i bazoheni udhëzuesit mbi procesin e aplikimit

Më poshtë do të gjeni materialet

1. Udhëzuesi
2. Formulari i regjistrimit
3. Formulari i raportimit
4. Formulari i Vetëdeklarimit

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë