Projekti EmpowHer – E.H, bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, ka për qëllim të promovojë dialogun ndërkulturor dhe të forcojë aftësitë digjitale dhe sipërmarrëse të grave të reja nga zonat rurale të vendeve evropiane dhe të Rajonit 1.
Në këtë kuadër, Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) do të angazhojë fasilitatorë të kualifikuar për të mbështetur zbatimin e aktiviteteve të shkëmbimeve virtuale dhe lokale, duke siguruar pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, rezultate cilësore të të nxënit dhe përputhshmëri me Standardet e Cilësisë të Erasmus+.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojn
- Një CV të përditësuar
- Një letër motivuese që përshkruan përvojën dhe aftësitë e tyre relevante.
Aplikimet duhet të dërgohen në info@rinia.gov.al deri më 10 Nëntor 2025, ora 14:00.
Më poshtë gjeni Termat e Referencës